Gjendet pa shenja jete një i mitur në Fushë Kosovë

Një i mitur është gjetur pas shenja jetë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrire. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thotë Ahmeti.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet