Gjendet pa shenja jete 80 vjeçari që u zhduk para disa javësh

Është gjetur pa shenja jete 80 vjeçari Enver Berkolli i cili ishte zhdukur disa javë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri që drejton një grup të vullnetarëve që kërkojnë njerëzit e humbur.

“Po sa u informova se Enver Berkolli është gjetur pa shenja jete. Ndjej dhimbje dhe pikëllim të thellë me familjen Berkolli. Në emër timin dhe në emër të gjithë vullnetarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Baca Enver, qofsh banor i xhenetit. Do të kujtojmë i gjithë grupi i vullnetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

80 vjeçari Enver Berkolli ka disa javë që rezultonte i zhdukur dhe për të u bënë disa herë kërkime.

Kategoritë
LajmeVendi