Gjendet i vdekur një person në lumin Ibër

Policia raporton se në fshatin Kamenicë të Leposaviqit është gjetur pa shenja jete një person në lumin Ibër.

Sipas Policisë viktima është gjetur i vdekur në veturë. Vdekjen e ij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet