Gjendet i vdekur akteri i vrasjes së kriminelit Arkan?

Në Republikën e Afrikës së Jugut, është gjetur i vdekur Milan Gjuriçiq-Miki, një nga akterët e vrasjes së kriminelit serb Zhelko Raznatoviq Arkan, merr vesh jo zyrtarisht mediumi serb Prva televizija.

Ai ka qenë në arrati për 12 vjet që nga shpallja e aktgjykimit të vitit 2006.

Gjuriçiq u dënua me 30 vjet burg për vrasjen e Arkan dhe dy nga miqtë e tij në hotelin ‘Intercontinental’ të Beogradit, më 15 janar 2000. Ai ishte në paraburgim për një kohë dhe u lirua për t’u mbrojtur në liri, por pas kësaj u arratis në Bosnjë dhe prej andej iku në Afrikë.

Dobrosav Gavriq (39), i cili u dënua me 35 vjet për vrasjen e Raznatoviq dhe dy miqtë e tij Milenko Mandiq-Manda dhe Dragan Gariq-Gare, është ende nën arrest shtëpiak në Afrikën e Jugut, ku u arrestua në dhjetor 2011 dhe autoritetet lokale ende nuk e kanë ekstraduar në Serbi.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet