Gjendet fosili i “papagallit më të madh në botë”

Në gërmimet e bëra në St. Bathans në rajonin Otago qendror të ishullit jugor të vendit, janë gjetur fosilet e “papagallit më të madh në botë”

Në gërmimet e bëra në rajonin Otago qendror të Zelandës së Re, është gjetur fosil i papagallit që është i një lloji dy herë më i madh se Kakapo, një lloj papagalli i cili njihet si më i madhi dhe më i rëndë.

Sipas lajmit të Radios së Zelandës së Re, në gërmimet e bëra në St. Bathans në rajonin Otago qendror të ishullit jugor të vendit, janë gjetur fosilet e “papagallit më të madh në botë”.

Papagalli gjigand u emërtua me emrin “Heracles” (Herakliu), mendohet se është i lartë rreth 1 metra dhe peshon 7 kilogram.

Kjo tregon se është dy herë më i madh se papagalli më i madh në botë, Kakapo.

Docenti Trevor Worthy nga Universitetit Flinders, theksoi se fosili i cili është i vjetër rreth 19 milionë vite është një zbulim i rëndësishëm. “Ka 20 vite që gërmojmë këto shtretër të fosileve. Çdo vit, nxjerrim zogj të rinj dhe kafshë të tjera. Herakliu, pavarësisht që është ndër shpendët më të mrekullueshëm që kemi zbuluar, pa dyshim ka edhe shumë lloje që presin të zbulohen”, u shpreh ai.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet