Gjenden shëndosh e mirë dy alpinistet që u zhdukën në Alpet Shqiptare

Janë gjetur shëndosh e mirë dy gratë, një gjermane dhe një polake, që ishin zhdukur ditë më parë në rajonin e Alpeve Shqiptare.

Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, ka treguar se ato janë gjetur nga ekipi i kërkimit dhe shpëtimit i komunës së Gucisë, punëtorët e parkut dhe policia lokale në Plavë.

Dy gratë ishin zhdukur nga 14 gushti.

Për gjetjen e tyre pati angazhim edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet