Gjatë protestave në SHBA Trump ishte fshehur në një bunker nëntokësor nën Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa protesta të fuqishme u zhvilluan në Uashington të premten, Presidenti Trump ishte fshehur në një bunker nëntokësor nën Shtëpinë e Bardhë, qëllimi i të cilit është të mbrojë njeriun e parë të SHBA nga sulmet terroriste, raporton The New York Times.

NYT deklaron se Shërbimi Sekret kishte frikë për sigurinë e Trump dhe agjentët e ulën atë në një bunker në momentin kur masa e protestuesve u përleshn me policinë përpara Shtëpisë së Bardhë.

Nuk është deklaruar nëse Trump ishte në bunker të shtunën, e cila ishte nata më e dhunshme e protestave deri më tani në SHBA, të ndezura nga vdekja policore e afro-amerikanit George Floyd.

Thuhet gjithashtu se bunkeri ishte përdorur më parë nga ish-Presidenti Dick Cheney, më 11 shtator 2001, kur u frikësua se një nga aeroplanët e rrëmbyer do të rrëzohej në Shtëpinë e Bardhë.

Për dallim nga Trump, Joe Biden, një ish-Zv/President dhe kandidat i mundshëm demokrat për presidentin e SHBA në zgjedhjet e këtij viti, mori pjesë në një protesta të dielën në qytetin e tij të lindjes, Wilmington, Delaware.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet