Gjashtë vende arabe lejojnë namazin e teravisë në xhami

Nga ana tjetër, Katari, Omani dhe Jordania njoftuan se teravitë nuk do të falen në xhami gjatë Ramazanit.

Gjashtë vende arabe do të lejojnë që në xhami të falet namazi i teravisë gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa tri vende do të vazhdojnë ta ndalojnë këtë namaz special të natës për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Kuvajti, Iraku, Egjipti dhe Algjeria njoftuan se lejojnë pesë namazet ditore në xhami, hutbet e xhumasë dhe teravinë gjatë muajit të shenjtë të agjërimit.

Megjithatë, namazi i teravisë do t’i nënshtrohet masave paraprake, duke përfshirë kohëzgjatjen, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

Nga ana tjetër, Katari, Omani dhe Jordania njoftuan se teravitë nuk do të falen në xhami gjatë Ramazanit, i cili fillon më 13 prill dhe përfundon më 12 maj.

Kategoritë
BotaLajme