Gjakovë, dasmë me 130 persona, arrestohet pronari i restorantit

Policia në Gjakovë kishte marrë një informacion se në një restorant ishin mbledhur një numër shumë i madh i njerëzve.

Pas këtij informacioni, në vendin e cekur kanë shkuar njësitë policore dhe inspektorët komunalë.

Aty ata kanë kuptuar se ishte organizuar një aheng familjar, në të cilin kishin qenë të tubuar rreth 130 persona.

Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore ndërsa pronari i restorantit është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15.

Rasti po trajtohet si mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet