Gjakovarët s’pyesin për masat e Qeverisë, bëhen troç në “Çarshinë e Vjetër”

Pavarësisht se masat qeveritare që ndalojnë grumbullimin e qytetarëve nëpër sheshe dhe hapësira tjera publike mbeten ende në fuqi, kjo si duket nuk po vlen për gjakovarët.

Disa fotografi të dërguara nga lexues të KosovaPress-it pasqyrojnë një gjendje “kaotike” në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë.

Aty shihet grumbull i madh i njerëzve, duke mos pyetur fare për masat kundër pandemisë Covid-19.

Kujtojmë që masat e reja të Qeverisë kanë zgjatur për një orë lëvizjen e lirë nga ora 19:00 në 20:00.

 

 

Kategoritë
LajmeVendi