Gëzimi i nënës kurde, pasi që arriti ta shpëtoj djalin e saj nga duart e terroristëve të PKK-së

69- vjeçarja nga qyteti lindor i Turqisë, Diyarbakır, Hacire Akar pretendonte se djali i tij Mehmet Akar (21), është rrëmbyer nga anëtarët e partisë HDP dhe është dërguar në duart e grupit terrorist PKK.

Nana Haicre kishte katër ditë që nuk e kishte marrë ndonjë lajm nga i biri i saj, kështu ajo vendosi që rastin ta shoqëroj xhandarmerisë turke, njoftojnë mediat turke, përcjell Gazeta e Re.

Hacire Akar e cila kishte humbur burrin dhe djalin më të madh në mal të cilët po me metodat të njëjta ishin rrëmbyer nga HDP dhe ishin dorëzuar PKK-së në mal, kësaj radhe pa marrë parasysh kërcënimet fillojë publikisht të kërkoj djalin e saj të vogël Mehmetin.

Ajo ne fillim kishte shkuar ne nga anëtarët e partisë HDP, partia e cila ndryshe konsiderohet si platforma politike e grupit terrorist PKK.

Nëna Akar, e cila jeton në lagjen Sur të Diyarbakirit, shkoi në selin e partisë HDP ku nga anëtarët e mori përgjigje negative, madje ajo u kërcënua nga disa zyrtarë të kësaj partie, kështu ajo vendosi të protestoj duke qëndruar 4 ditë rresht në derën e ndërtesës.

Në lidhje me rastin, njësia speciale anti-terror, filloi hetimet e nevojshme dhe pas intervistimeve dhe kërkimeve të shumta, njësitë policore arritën ne gjurmën e Mehmet Akar (21).

Ai po mbahej të fshehur në shtëpinë e anëtarit të Degës Rinore të HDP-së B.K.

Në lidhje me rastin policia arrestoi 4 persona dy nga te cilit ishin akuzuar më parë për rekrutimin e anëtarëve të organizatës terroriste PKK.

Njësit policor falënderuan Hacire Akar për bashkëpunimin me organet shtetëror, dhe theksuan se ajo tani më është shndërrua në simbol të shpresës së nënave të shumta, të birit e të cilëve po ashtu janë rrëmbyer në mal.

“Java qe e lamë pas ishte tmerr për mua, mu kujtua fati i burrit dhe djalit më të madh të cilët po ashtu janë rrëmbyer nga anëtarët e PKK-së, dhe më nuk kam dëgjuar asgjë për ta deri sa një ditë në derën e  shtëpisë u paraqiten 3 partiak të HDP-së të cilët me ngushëlluan dhe më thanë që familjarët kanë vdekur në mal, atëherë mendojsha ndryshe dhe për këtë nuk fola më askënd por tani e pash se si këta (PKK) na mashtrojnë të rinjtë i ndajnë ata nga familjet dhe shkollat e tyre dhe i qojnë në mal për të luftuar për asgjë. Ky vatan është i yni, ky dovlet është i yni unë jam kënaqur këtu nuk dua as shtet as president tjetër, jam falënderues presidentit Erdogan dhe të gjithë autoriteteve policor te cilët punuan natë e dite për te gjetur birin tim. Jam falënderues Zotit të madh që na bashkoi përsëri”, u shpreh ajo në një interviste për agjencinë IHA, përcjell Gazeta e Re.

 

 

Sipas informacioneve që përcjellin burimet vendore në Turqi, PKK-ja qe nga janari i viti të kaluar e deri më tani ka marrë me forcë nën armë 100 persona për ti dërguar këta në zonat malore te Diayrabkerit dhe në Veri te Sirisë.

Të rinjtë organizata i ka mbledhur me forcë nga shtëpitë, spitalet dhe madje edhe nga rruga, raportojnë të njëjtat burime.

Forcat turke të sigurisë neutralizuan në kuadër të operacionit “Kthetra 3” kane neutralizuar 24 terroristë të PKK-së të shtunën në operacionet antiterroriste brenda dhe jashtë vendit.

Në total 11 terroristë u neutralizuan brenda territorit të Turqisë dhe 13 të tjerë përtej kufijve të saj gjatë operacioneve ajrore. Deri më sot në kuadër të operacionit janë neutralizuar 61 terroristë të PKK-së, ndërsa janë asgjësuar edhe 110 mina dhe shpërthyes të punuar me dorë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. /Gazetaere.com/

 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet