George W. Bush përgëzoi Biden dhe mbështeti luftën e Trumpit pas disfatës

Ish Presidenti i SHBA George W. Bush, një Republikan, përgëzoi Joe Biden dhe Kamali Harris për fitoren e tyre, por tha se Trump “ka të drejtë të vazhdojë me sfidat ligjore”.

“Edhe pse kemi dallime politike, unë e di që Joe Biden është një njeri i mirë, ai ka fituar shansin e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë,” tha Bush.

Bush gjithashtu uroi Donald Trump për “fushatën e tij luftarake”.

“Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë një rinumërim dhe të vazhdojë me sfida ligjore, dhe të gjitha çështjet e pazgjidhura do të gjykohen në mënyrë adekuate. Populli Amerikan mund të jetë i sigurt se këto zgjedhje ishin në thelb të drejta, integriteti i tyre do të mbështetet dhe rezultati i tyre është i qartë,” tha Bush.

Kategoritë
BotaLajme