Gazeta Liberation: Dronët janë bërë simbol i fuqisë dhe pavarësisë së Turqisë

Në artikullin e gazetës franceze thuhet se dronët janë çelësi i suksesit të Ankarasë dhe se ato janë përdorur në Irak, Siri, Libi dhe në Kaukaz.

Gazeta franceze Liberation shkroi se dronët janë bërë simbol i ngritjes së fuqisë dhe pavarësisë në rritje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës thuhet se dronët (e armatosur – SIHA) Bayraktar TB2 janë të besueshëm dhe se ato përdoren nga ushtria turke me përvojë.

Ndër të tjera tërhiqet vëmendja se dronët janë çelësi i suksesit të Ankarasë dhe se ato janë përdorur në Irak, Siri, Libi dhe në Kaukaz.

Gjithashtu në artikull nënvizohet se dronët luajnë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme të Turqisë.

Dronët Bayraktar TB2 mund të fluturojnë 27 orë dhe kanë një kosto shumë më të ulët se dronët amerikanë thuhet në artikullin e gazetës në të cilin bëhet e ditur se dronët në të njëjtën kohë kanë bërë që organizata terroriste PKK të humbasë fuqinë.

Më tej thuhet se dronët demonstruan fuqinë e tyre në veriperëndim të Sirisë në muajin shkurt dhe se ato janë bërë simbol i ngritjes së fuqisë dhe pavarësisë në rritje të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme