Gaza, vendoset bllokim i plotë të premteve dhe të shtunave për shkak të COVID-19

Autoritetet palestineze njoftuan se po ashtu një shtetrrethim i natës do të fillojë nga ora 6:30 pasdite deri në orën 8 të mëngjesit.

Në Rripin e Gazës nga 11 dhjetori deri në fund të muajit çdo javë të premteve dhe të shtunave do të zbatohet një shtetrrethim ditor i plotë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Punëve të Brendshme, Iyad al-Bizm dhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-qudra, në një konferencë të përbashkët për media njoftuan se po ashtu një shtetrrethim i natës do të fillojë nga ora 6:30 pasdite deri në orën 8 të mëngjesit.

Al-Bizm tha se të gjitha shkollat, universitetet dhe xhamitë, me përjashtim të shkollave të mesme dhe kopshteve, do të mbyllen që nga 7 dhjetori.

Al-qudra tha se në Gaza ka një rritje në numrin e rasteve me koronavirus dhe se ata po përballen me një valë të re të pandemisë COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme