Gashi i LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

“Zgjedhjet janë opsion në demokraci. Partitë gjithmonë duhet të jenë të gatshëm për zgjedhje, dhe ne jemi të gatshëm”, tha Gashi pasi doli nga mbledhja e LDK-së.

Tutje, Arben Gashi tha se në LDK nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi ende nuk ka kandidatë zyrtarë për president të Kosovës.

“Kjo është një hipotezë se kush do të jetë kandidat, kandidatët shpallen në Kuvend, për momentin s’ka asnjë kandidatë zyrtarë. Ne nuk kemi diskutuar emra të përveçëm, pasi s’ka asnjë kandidatë zyrtarë të paraqitur në Kuvend”, tha ai para medieve.

Më tej, ai u shpreh i sigurt se pakoja për rimëkëmbje ekonomike do të votohet së shpejti në Kuvend.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi