Game of Thrones: Fansat kërkojnë ndryshimin e serialit, ja arsyeja…

Duket se fansat nuk janë aspak të kënaqur mbi mënyrën si producentët David Benioff dhe D.B Weiss kanë ndërtuar sezonin e fundit të “Game of Thrones”. Si rrjedhojë, të enjten në mëngjes nisi një peticion online ku theksohet se sezoni final i serialit të famshëm duhet të ribëhet.

Qëllimi është që të grumbullohen 500 000 njerëz të pakënaqur nga sezoni i tetë. Deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë të tilla.
Nga ana tjetër, edhe pse ka njerëz të pakënaqur, sezoni i tetë ka grumbulluar mesatarisht 43 milionë shikues për episod, gati 10 milionë më shumë se sezoni i shtatë.

Njerëzit kritikojnë mënyrën si janë shkatërruar karakteret. Daenerys Targaryen, sipas tyre, u kthye krejt papritur në Mad Queen (Mbretëresha e Çmendur) dhe nuk ka një linjë të detajuar të ndryshimit të figurës së saj. Po kështu, Brienne u transformua nga një luftarake e zonja në një personazh që i lutet dikujt për të mos e lënë vetëm. Momente kyçe mbeten të pashpjeguara: si shkoi Arya te Night King, kush ishte Night King, cfare kuptim ka kali i bardhë në serinë e pestë, pse nuk u përmbush profesia e Cersei-t etj. “Nuk kërkojmë një fund të lumtur, kërkojmë një fund që të ketë logjikë,” shkruhet në internet.

Gjithashtu sipas adhuruesve të filmit ai ka pasur edhe shumë gafa. Një prej tyre është një gotë kafë e Starbucks në njërën nga episodet e “Game Of Thrones”, e cila shkaktoi kritika nga shikuesit duke thënë se seria më e re e filmit nuk ishte punuar me kujdes.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet