Galatasaray synon fitoren e 100-të në ndeshjet evropiane

“Luanët” do të ballafaqohen me skuadrën azere Neftci në ndeshjen pa lojë kthimi në Baku, e cila do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të masave kundër COVID-19.

Gjigantët e Stambollit Galatasaray sot do të përballen me skuadrën e Azerbajxhanit Neftci në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës me shpresën për fitoren e tyre të 100-të në ndeshjet evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja në stadiumin Olimpik në Baku në kryeqytetin e Azerbajxhanit do të fillojë në orën 19:00 dhe do të drejtohet nga arbitri Kevin Clancy nga Skocia.

Nuk do të ketë ndeshje të kthimit, prandaj skuadra fituese do të kualifikohet në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Duke luajtur në raundin e parë të ndeshjeve kualifikuese në Bakcell Arena, Neftci eliminoi klubin nga Maqedonia e Veriut KF Shkupi me rezultatin 2:1.

“Verdhë e Kuqtë” kanë arritur 99 fitore, 111 humbje dhe 75 barazime dhe gjithashtu shënuan 377 gola dhe pësuan 428 gola në 285 ndeshje evropiane.

Nëse Galatasaray shënon fitore ndaj Neftci, kjo do të jetë fitorja e 100-të e “Luanëve” në Evropë.

Mbrojtësi legjendar i Galatasaray-it, Bulent Korkmaz ka numrin më të madh të paraqitjeve në ndeshjet e kupave evropiane, pasi ishte pjesëmarrës në 101 gara evropiane.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet