Fyen presidentin Xi, Kina censuron “Winnie the Pooh”

Kapitulli i fundit i betejës midis Kinës dhe “Winnie Pooh” ndodhi pak ditë më parë me censurën në të gjitha kinematë kineze, të filmit ‘Christopher Robin’.

Arsyeja, akoma jo zyrtare, është se figura e ariut popullor është përdorur në të kaluarën nga kundërshtarët e presidentit Xi Jinping si objekt talljeje. Në vitin 2013, fotoja e udhëheqësit kinez në Kaliforni, me presidentin e atëhershëm amerikan, Barack Obama,  ishte vendosur së bashku në mediat sociale me një foto të Winnie dhe shokut të tij pak ‘Tigger’ ( ‘Tigri’).

Një vit më vonë, një shtrëngim duarsh në mes të Xi-së dhe Shinzo Abe, kryeministrit japonez i ishte referuar Winnie-t që i shtrëngon atij thundrën melankolike të gomarit të zhytur në mendime “Eeyore”, një tjetër karakter kryesor në karikaturë.

Në vitin 2015, portali i analizave politike “Global Risk Insights”, ka “kurorëzuar” një foto të Xi-së, duke qëndruar në këmbë që shfaqet jashtë nga një makine të hapur në një paradë ushtarake së bashku me Winnie dhe duke u cilësuar si “imazhi më i censuruar i vitit në Kinë”.

Kategoritë
BotaFunLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...