“Fuzuli u çlirua nga pushtimi armen, në territoret e çliruara do të lartësohet thirrja e ezanit”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se qyteti Fuzuli u çlirua nga pushtimi armen.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se qyteti Fuzuli u çlirua nga pushtimi armen.

Ilham Aliyev iu drejtua kombit.

Në fjalën e tij, Aliyev theksoi se sulmet e poshtra të Armenisë nuk mund të thyejnë vullnetin e popullit azerbajxhanas dhe shtoi: “Ne nuk do të sulmojmë kurrë civilët. Ne do t’i përgjigjemi Armenisë në fushën e betejës. Ajo që ata bëjnë është krim kundër njerëzimit. Ne do t’i dënojmë ata”.

“Nga i gjen Armenia e varfër kaq shumë armë? Kush po u jep atyre armë? Armët u dërgohen atyre në rrugë të jashtëligjshme”, u shpreh Aliyev dhe shtoi: “Qyteti Fuzuli u çlirua nga pushtimi armen. Nga tokat e çliruara do të lartësohet thirrja e ezanit”.

Aliyev, i bëri thirrje ushtrisë armene të dalë nga territoret e Azerbajxhanit dhe shtoi: “Pas kësaj sigurohet armëpushimi. Ne do ta marrim tokën tonë, të gjithë le ta dinë këtë “.

Nga ana tjetër, ushtria azerbajxhanase vazhdon përparimin e saj në territoret e pushtuara nga Armenia.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëhet e ditur se gjendja në Agdere, Agdam, Cebrail dhe Hadrut, ashtu si ditët e mëparshme, vazhdon të jetë e tensionuar.

Sulmet e ushtrisë armene që vazhduan përgjatë gjithë natës, u penguan nga ushtria azerbajxhanase dhe këto të fundit në operacione arritën të marrin kontrollin e disa kodrave dhe pozicioneve të volitshme.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se ushtria azerbajxhanase asgjësoi 7 tanke tip T-72, 2 sisteme raketash “Grad”, 1 obus D-20, 8 D-30 dhe si dhe 10 automjete që transportonin municione.

Bëhet e ditur se batalioni 1 i regjimentit të 5-të duke lënë pas shumë të vrarë dhe të plagosur është tërhequr kurse në një regjiment të motorizuar kanë dezertuar rreth 300 ushtarë duke braktisur pozicionet e tyre.

Theksohet se ushtria azerbajxhanase ka një avantazh përgjatë të gjithë frontit.

Në deklaratën e Ministrisë theksohet se ushtria armene shkel armëpushimin aktual humanitar dhe rreh me zjarrin e artilerisë provincat e Terter, Agdam , Berde dhe Agcabedi duke filluar që nga orët e mëngjesit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet