Futbollisti kosovar tek klubi turk MKE Ankaragücü, pritet së shpejti të nënshkruhet kontrata

“Do të nënshkruajmë me Idriz Voca, mesfushori i kombëtares së Kosovës nga klubi Luzern i Zvicrës”, njoftoi kreu i klubit, Fatih Mert.

Klubi i Superligës Turke MKE Ankaragücü, ka sjellë në Ankara futbollistin kosovar Idriz Voca nga klubi zviceran Luzern.

Kreu i klubit nga kryeqyteti Ankara, Fatih Mert, në deklaratën në rrjetet social njoftoi se kanë sjellë në Ankara Vocan. “Të dashur ndjekës të Ankaragücü, do të nënshkruajmë me Idriz Voca, mesfushori i kombëtares së Kosovës nga klubi Luzern i Zvicrës, pasi t’i kalojë kontrollet mjekësore”, shkroi ai.

Kontrata me futbollistin 23-vjeçar pritet të nënshkruhet për shkurt kohë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet