Futbollisti i Ajax-it del nga koma pas afër 3 vitesh

Vëlla i futbollistit, Abderrahim, në deklaratën për mediat holandeze tha se, gjendja e vëllait të tij është i mirë prej kur qëndron në shtëpi dhe tashmë nuk është në koma.

Futbollisti i Ajax-it, Abdelhak Nouri, i cili gjatë një ndeshje u rrëzua për shkak të aritmisë dhe pësoi dëm serioz në tru, doli nga koma pas 2 vite e 9 muajsh.

Vëlla i futbollistit, Abderrahim, në deklaratën për mediat holandeze tha se, gjendja e vëllait të tij është e mirë prej kur qëndron në shtëpi dhe tashmë nuk është në koma.

“Plotësisht është zgjuar. Po han ushqim, teshtitet, flen. Por nuk mund të dalë nga shtrati”, tha ai.

Nouri, në minutën e 72-të të ndeshjes miqësore mes Ajax dhe Werder Bremen më 8 korrik 2017, ishte rrëzuar për shkak të aritmisë. Pas ndërhyrjes në stadium, ai me helikopter ishte dërguar në spital.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet