Fushatë njollosëse nga disa media shqiptare kundër operacionit antiterrorist të Turqisë në Siri (Foto)

Disa portale dhe media shqiptare dhe kosovare me qellim apo në mungesë të informacionit të drejtë pa qellim janë bërë pjesë e fushatës njollosëse kundër operacionit antiterrorist të Republikës së Turqisë në Veri të Sirisë, njofton Gazeta e Re.

Këto ditë në rrjete-sociale po qarkullon një lajm ku po pretendohet se ushtria turke ka përdorur bomba kimike mbi popullatën civile të Sirisë, lajmi me titullin: “Fëmijët kurdë të shpërfytyruar nga helmi, Turqia akuzohet se ka përdorur armë të ndaluara” është shpërndarë nga disa portale shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Në lidhje me rastin edhe Ministria e Mbrojtjes Turke ka bërë një deklaratë ku ka kundërshtuar fuqishëm një gjë të tillë duke cilësuar rastin si një montazh të kurdisur me qëllime propagandistike.

Një gjë të tillë është kundërshtuar edhe nga faqja kryesore e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Gazeta e Re ka gjetur origjinalin e fotos e cila po qarkullon në rrejte-sociale, fotoja është shkrepur nga një kamp të refugjatëve në afërsi të qytetit të Halepit ku bëhet fjalë për fëmijët e braktisur të luftëtarëve të organizatës terroriste DAESH, dhe është publikuar shumë më herët se nga data e nisjes së operacionit të Turqisë në veri të Sirisë:

Në anën tjetër edhe llogaritë pro organizatës terroriste YPG/PKK në rrjetet sociale po përdorin fotografi të fëmijëve të prekur nga lufta në fushatën e tyre për të njollosur operacionin turk “Burimi i Paqes” që synon të eliminojë terroristët nga kufiri jugor i Turqisë.

Llogaritë që mbështesin YPG/PKK-në shpërndanë fotografi duke pretenduar se ato janë shkrepur gjatë operacionit në veri të Sirisë.

Megjithatë, fotografitë e shpërndara për të manipuluar kundër operacionit të Turqisë me imazhe të fëmijëve të prekur nga lufta, në të vërtetë janë shkrepur në kohë dhe vende të ndryshme.

Llogaritë e afërta me grupin terrorist YPG/PKK postuan një fotografi të një fëmije duke qarë ndërsa shikonte duart e tij të plagosura pas një bombardimi, duke pretenduar se ajo ka ndodhur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Në fakt, fotografia është nga një bombardim i rëndë në Halep nga regjimi i Asadit në tetor të vitit 2012.

Në mënyrë të ngjashme, llogaritë pro-terroriste shpërndanë një fotografi të një nëne të ulur me fëmijën e saj, duke pretenduar se ajo është shkrepur gjatë operacionit turk. Në fakt, e njëjta foto është publikuar në një faqe tjetër interneti në vitin 2015.

Një llogari tjetër që ka tentuar të manipulojë të vërtetën duke postuar një fotografi të një fëmije që mbante biçikletën e tij mes të rrënojave sikur ajo të jetë shkrepur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”. Në realitet, fotografia është realizuar në Gutën Lindore të Sirisë pas bombardimeve të regjimit të Asadit në vitin 2018.

Po ashtu, mbështetësit e grupit terrorist përhapën një fotografi në të cilën shihet një fëmijë duke fjetur brenda një valixheje, duke pretenduar se imazhi është kapur gjatë operacionit të Turqisë. Megjithatë, fotografia në të vërtetë është nga Guta Lindore në vitin 2018.

LEXO EDHE: Trump komentoi videon e rreme të ABC mbi Turqinë: Një turp i vërtetë

Një nga llogaritë pro organizatës terroriste YPG/PKK postoi një fotografi të fëmijëve gjoja duke qarë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”. Në fakt, fotografia është shkrepur në Gaza gjatë sulmeve të Izraelit në vitin 2014.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet