Fushata e pazakontë e Usama Zukorliç: Pesë arsye pse një serb do të votonte për një musliman

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Besim (PSP) dhe bartësi i listës “Të Bashkuar për Drejtësi”, Usame Zukorliq, ka publikuar një video në rrjetet sociale në të cilën rendit 5 arsyet pse një serb duhet të votojë për një mysliman.

Siç ka thënë Zukorliq, arsyeja e parë është se ai beson në pajtimin mes boshnjakëve dhe serbëve.

Si arsye tjetër ai përmendi promovimin e vlerave familjare dhe morale.

“Unë jetoj në Novi Pazar ku familjet kanë një numër të madh të fëmijëve. Ne duam që Serbia t’i trashëgojë ato vlera morale dhe familjare,” thekson Zukorliq.

Zukorliq theksoi se arsyeja e tretë është zbatimi i politikës “dhe-dhe”, që do të thotë se nëse është e mirë për një boshnjak, pse nuk do të ishte mirë edhe për një serb.

Arsyeja e katërt për të mbështetur listën e tij është, siç thotë ai, dëshira që të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike, të ndjejnë se Serbia është vendi i tyre.

“Në Pazar jetojnë kryesisht boshnjakë, ndërsa në departamentin e policisë punojnë kryesisht serbët. Boshnjakët nuk kanë besim të plotë në sistemin shtetëror dhe as sistemi shtetëror nuk u beson boshnjakëve,” thotë Zukorliq.

Arsyeja e pestë e Zukorliqit është se kur bashkëqytetarët e tij ngrenë një problem, ai do të avokojë që zëri i tyre të dëgjohet në Qeveri dhe Kuvend.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor. Përveç zgjedhjeve parlamentare, qytetarët në dhjetor do të votojnë edhe në zgjedhjet provinciale në Vojvodinë, si dhe në zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna.

Kategoritë
LajmeRajoni