Funksionaliteti më i kërkuar “follows you” shfaqet në Instagram, mësojeni detajet…

Opsioni me i kërkuar nga përdoruesit e rrjetit gjigant Instagram ishte që të kenë në dispozicion funksionalitetin “follows you”, gjë që përdoret për të kuptuar nëse personi  caktuar ju ndjek apo jo.

Tashmë Instagram ka nxjerrë pikërisht “follows you” që mund të të tregojë në çast nëse një person ju ka bërë unfollowed apo jo, transmeton Gazeta e Re.

Por, disa përdorues të Android raportojnë se kanë parë një etiketë të re “follows you” në biografitë e ndjekësve të tyre. Pak a shumë si në Twitter, ju do të merrni një tregues që menjëherë ju tregon nëse personi, profili i të cilit jeni duke parë ju ka bërë follow.

Tani, në vend që të klikoni në tabin “following” në profilin e një personi dhe të kërkoni për emrin e përdoruesit, mund të shikoni në biografinë e tyre për të fituar njohuritë që kërkoni. Shumë e dobishme kur përpiqesh të shohësh se kush ju ndjek dhe për të vendosur nëse doni t’i bëni “follow” një personi apo jo.

Portali social ‘Mashable’ e ka testuar këtë funksionalitet në disa pajisje Android në vende të ndryshme dhe duket se përditësimi nuk është ende në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Android. Gjithashtu nuk është i disponueshëm edhe në iOS 11, raporton BusinessMAG

Kur u pyet nga Mashable, një zëdhënës i Instagram tha: “Ne gjithmonë po testojmë mënyra për të përmirësuar përvojën e përdoruesve në Instagram.”

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet