FSK-së i dhurohet një Shtrat i Topit nga Shqipëria

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar gjatë ditës së sotme një Shtrat të Topit nga Forcat e Amratosura të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimin e bërë nga Shtabi i FSK-së, pranim dorëzimi është bërë nga kolonel Ejup Maqedonci.

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë i dhurojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës një Shtrat të Topit për nevojat e Njësisë Cermoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Pranim Dorëzimin e kësaj pajisje e kanë bërë Kolonel Ejup Maqedonci dhe Nënkolonel Bafti Lubishtani nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Major Arian Smaili nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH)”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi