Fshati italian ofron strehim falas për vizitorët deri në Shtator

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në çdo segment të jetës, përfshirë pushimet dhe udhëtimet. Ende, një fshat italian po përpiqet të tërheqë turistë.

Fshati San Giovanni në rajonin italian të Molise u ofron turistëve strehim falas nëse vendosin ta vizitojnë atë deri në shtator. Ky fshat ka vite që mundohet të mbijetojë, dhe vitin e kaluar pushteti vendor i dha rreth 24,000 euro secilit që vendosi të lëvizte.

Për shkak të uljes së popullsisë, shumë shtëpi janë plotësisht të zbrazëta, dhe këto lehtësira do t’u jepeshin turistëve. Qëndrimi maksimal është shtatë ditë, dhe oferta zgjat midis korrikut dhe shtatorit.

Rajoni i Molise është i njohur për bukurinë e tij natyrore, si dhe për prodhimin e djathrave të shijshëm. Gjithashtu aty pranë është Parku Kombëtar Abruzzo, si dhe bregdeti me plazhe me rërë të bardhë.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të futni të dhënat dhe të dërgoni aplikacionin.

Regalati il Molise, 40 vacanze gratis a San Giovanni in Galdo

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet