French Open, Sofia Kenin avancon drejt finales së femrave

Kenin do të përballet me polaken Iga Swiatek në finale më 10 tetor

Tenistja amerikane Sofia Kenin kaloi në finalen e turneut French Open 2020 në kategorinë njëshe për femra, raporton Anadolu Agency (AA).

Tenistja 21-vjeçare mundi çeken Petra Kvitova me setet 6-4 dhe 7-5 në gjysmëfinalen në Paris.

Kenin do të përballet me polaken Iga Swiatek në finale më 10 tetor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet