Frederiksen kryeministrja më e re në histori

Social-demokratja Mette Frederiksen pritet të emërohet sot kryeministrja e Danimarkës, më e reja në moshë në historinë e këtij shteti, pas arritjes së një marrëveshje të së majtës e cila synon t’i shkojë deri në fund çështjes së mjedisit dhe sigurimet shoqërore, dhe zbutur politikën migratore të vendit skandinav.

Frederiksen, 41 vjeçe, arriti të fitojë përballë liberalit Lars Lokke Rasmussen, në aktivitete të interesit publik në periudhën mes viteve 2009 dhe 2011 dhe nga viti 2015, në sajë  të mbështetjes së Partisë Popullore Daneze (DF).

Kjo parti euroskeptike dhe anti-imigracion, që po punon që prej fillimit të viteve 2000 për politikën kufizuese pritëse të shtetasve të huaj në Danimarkë, humbi në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, duke e privuar qeverinë e qendrës së djathtë nga mbështetësja e saj kryesore në Parlament.

Imigracioni në nivelin më të ulët ka arritur tashmë të marrë konsensusin e palëve, përveç ekstremit të majtë, ndërkohë që danezët masivisht janë pro BE-së.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet