Francë, nxënësit në protestë kundër vazhdimit të mësimit

Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të COVID-19 në të gjithë Francën zbatohet ndalesa e daljes në rrugë. Përveç universiteteve mësimi vazhdon në të gjitha shkollat në vend

Ka ndodhur një përleshje mes policisë dhe nxënësve të një shkolle të mesme të cilët mbajtën protestë kundër vazhdimit të mësimit pavarësisht koronavirusit të ri (COVID-19) në qytetin Compiegne të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nxënësit e shkollës së mesme “Mireille-Grenet” në Compiegne zhvilluan një protestë përreth shkollës.

Protestuesit hodhën lëndë të ndryshme ndaj policisë, dëmtuan dhe thyen xhamat e automjetit të policisë si dhe u vendosën zjarrin koshave të plehrave.

Gjatë protestës bëhet e ditur se mes policisë dhe protestuesve pati përleshje.

Në një deklaratë nga prefektura e Oise, thuhet se në protestë u arrestuan 4 persona si dhe u plagos një person nga ekipi zjarrfikë që mbërriti për të ndërhyrë ndaj zjarrit.

Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të COVID-19 në të gjithë Francën zbatohet ndalesa e daljes në rrugë. Përveç universiteteve mësimi vazhdon në të gjitha shkollat në vend.

Kategoritë
BotaLajme