Francë – Bashkëshorti katolik e dhunonte, gruaja ankohet duke e quajtur “islamik”

Një grua në Francë, pre e dhunës në familje nga bashkëshorti i saj katolik, është ankuar duke e quajtur të shoqin “një islamik radikal” i armatosur.

Gruaja në fjalë, banore e qytetit francez të Nimit (Nimes), i ka telefonuar policisë për t’u ankuar se bashkëshorti i saj ushtron dhunë ndaj saj dhe se ai është “një islamik radikal”, i cili e ka mbushur shtëpinë me armë ilegale.

Kur policia franceze shkoi në banesën e çiftit, ajo konstatoi se bashkëshorti i gruas ankuese ishte “një katolik konservator” dhe ai ishte i pajisur me lejet e nevojshme për të gjitha armët që dispononte.

Megjithatë autoritetet franceze nisën hetimet kundër burrit për dhunë në familje dhe kundër gruas për shpifje.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi më 2 tetor se qeveria e tij po hartonte një projektligj në lidhje me luftimin e ideve separatiste islamike dhe se do t’ia paraqiste atë Këshillit të Ministrave më datë 9 dhjetor.

Duke thënë se “Islami duhet të strukturohet që të jetë një partneri Republikës”, Macroni e vuri Islamin në shënjestër duke argumentuar se myslimanët në Francë kishin një ideologji që mbronte idetë separatiste dhe se këta njerëz i konsideronin ligjet e tyre mbi ato të Francës.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet