Francë, 3 të vrarë në një sulm me thikë (Video)

Sulmi ndodhi afër kishës Notre Damme dhe se policia arrestoi autorin e krimit të cilin e çoi në spital pasi mori plagë nga armë zjarri.

Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në qytetin francez Nice.

Mediat lokale raportojnë se sulmi ndodhi afër kishës Notre Damme dhe se policia arrestoi autorin e krimit të cilin e çoi në spital pasi mori plagë nga armë zjarri.

“Nice: një operacion policor është në proces. Shmangni zonën dhe ndiqni udhëzimet”, shkroi në twitter ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin.

Kreu i bashkisë Nice, Christian Estrosi, vizitoi vendin ku ndodhi incidenti.

“Konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën Notre-Damme”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme