Franca sërish regjistron numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 76 pacientë, për ta çuar në 32.521 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 671.638

Franca sot regjistroi 18.129 të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) brenda 24 orëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 76 pacientë, për ta çuar në 32.521 numrin e përgjithshëm të viktimave, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 671.638.

Në vend po vazhdon trajtimi në spitale i 7.624 pacientëve, përfshirë 1.427 në kujdes intensiv, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 100.306, me 513 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shkalla e rezultimit pozitivë të pacientëve të testuar ka arritur në 9,8 për qind.

Dje Franca theu rekordin e rasteve ditore me 18.746 të infektuar.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se rrjedha e pandemisë vazhdon të përkeqësohet në vend, por ka përmirësime në disa qytete.

Pas kryeqytetit Paris, tha Veran, edhe në qytetet Lille, Grenoble, Lyon dhe Saint-Etienne do të shpallet niveli i “alarmit maksimal” të shtunën për shkak të pandemisë, ndërsa qarkullimi do të jetë i lirë midis datave 17 tetor dhe 2 nëntor, kur shkollat ​​janë në pushime, dhe nuk do të vendosen kufizime.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet