Franca rrit sigurinë pas sulmit në Zelandën e Re

Ministri i Brendshëm francez, Castaner njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet fetare.

Franca ka rritur masat e sigurisë në objektet fetare pas sulmit të përgjakshëm mbi dy xhami në Zelandën e Re.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner sot njoftoi se ka urdhëruar prefektët rajonalë të dërgojnë patrulla dhe të rrisin vëzhgimet mbi objektet featre, si masë të sigurisë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes Twitterit ka dënuar “krimin e tmerrshëm në xhamitë në Zelandën e Re”, ku shtoi se vendi i tij me partnerët ndërkombëtarë do të punojnë për luftën kundër terrorizmit.

Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se në sulmin mbi dy xhamitë në Christchurch u vranë 49 persona dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet