Franca regjistron rekord me 41.622 raste të reja me COVID-19

Numri i të infektuarve në vend ka arritur në 999.043, ndërkohë që shifra ditore prej 41.622 rastesh është më e larta e regjistruar në gjithë Evropën deri më tani

Me regjistrimin e 41.622 rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, Franca arriti numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Franca zgjeron ndalesën e qarkullimit në dhjetëra rajone të tjera

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet e përditshme me COVID-19 po vazhdojnë të rriten me shpejtësi në vend.

Numri i të infektuarve ka arritur në 999.043, ndërkohë që shifra ditore prej 41.622 rastesh është më e larta e regjistruar në gjithë Evropën deri më tani.

Ndërkaq, 165 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 34.210.

Po ashtu, 10.166 persona janë marrë për trajtim në spitalet e vendit në shtatë ditët e fundit, prej të cilëve 1.627 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet