Franca ka mbyllur dhjetëra xhami prej fillimit të vitit

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin deklaroi në një konferencë për shtyp se në kuadër të “luftës kundër islamizmit radikal” janë mbyllur 73 xhami.

Prej fillimit të viti e këtej në Francë janë mbyllur dhjetëra xhami.

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin deklaroi në një konferencë për shtyp se në rajonin Herault muajin e kaluar u mbyllën një xhami dhe një shkollë private, ndërsa në rajone të tjera u mbyllën një shoqatë dhe 9 vende pune.

Duke deklaruar se një total prej 73 xhamish, shkolla private dhe vende të punës janë mbyllur që nga fillimi i këtij viti me pretendimin e “luftës kundër islamizmit radikal”, ministri Darmanin argumentoi që 231 të huaj në vend duhet të dëbohen me arsyetimin se janë të radikalizuar.

Kategoritë
BotaLajme