“Franca duhet të ballafaqohet me krimet ndaj njerëzimit që ka kryer në Afrikë”

Zëdhënësi i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, përmes një konference për media ka përsëritur qëndrimin e Turqisë zyrtare karshi deklaratave të presidentit të Francës Emmanuel Macron për shpalljen e 24 prillit si ditë përkujtimore të të ashtuquajturit gjenocidit armen, transmeton Gazeta e Re.

Çelik ka theksuar se nuk pranojnë shpalljen e Macronit 24 prillin si ditë përkujtimore të të ashtuquajturit gjenocidit armen si dhe dënojnë fuqimisht këtë.

Ai porositi që Franca së pari duhet të ballafaqohet me krimet ndaj njerëzimit që ka kryer në Afrikë, duke theksuar se nuk pranojnë dhe dënojnë pretendimet e pabaza të presidentit francez rreth ngjarjeve të përjetuar në Shtetin Osman në vitin 1915.

“Franca e cila ka pretendime të ballafaqohet me historinë, së pari duhet të ballafaqohet me krimet ndaj njerëzimit që i ka kryer në Benin, Burkina Faso, Gabon, Guine, Kamerun, Mauritani, Niger, Senegal, Tunizi dhe Çad”, theksoi Çelik.

Zëdhënësi i AK Partisë gjithashtu rikujtoi edhe thirrjen në mënyrë të përsëritur të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për hapjen e arkivave dhe për punimin e historianëve së bashku. Por, ai më tej thekson se, për shkak të lobisë së interesit e cila ushqehet nga ekonomia e të ashtuquajturit gjenocid nuk ka hasur përgjigje pozitive nga ana e Armenisë.

“Zotëri Macron me deklaratën që ka bërë ka hijëzuar marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë, në vend të merret me shumë tema të ndjeshme rajonale si kriza e migrimit dhe lufta kundër terrorizmit, është duke prodhuar një rol parandalues në hedhjen e hapave të përbashkët”, theksoi Çelik mes tjerash.

“Në rast se zotëri Macron dëshiron të bëjë temë politike ballafaqimin me historinë, duhet të zgjedhë ballafaqimin me historinë e vendit të tij. Kjo do të jetë një qasje më parimore”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet