“Franca dhe të gjithë ata që mbështesin Haftarin janë në anën e gabuar të konfliktit në Libi”

Zëdhënësi Kalin i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në Libi për kanalin televiziv francez “France 24”.

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se Franca dhe të gjithë ata që mbështesin ende Haftarin janë në anën e gabuar të konfliktit në Libi.

Zëdhënësi Kalin i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në Libi për kanalin televiziv francez “France 24”.

Ai deklaroi se gjenerali puçist Halife Haftar nuk është përfaqësuesi legjitim i popullit libian, ndërsa shtoi se me mbështetjen që mori nga rajoni i Gjirit, Rusia dhe disa vende të tjera, puçisti Haftar përshkallëzoi dhunën në Libi dhe i shkaktoi më shumë dhimbje këtij vendi.

Kalin nënvizoi se Kryeministri libian Fayiz es-Serraj, i cili ka legjitimitet ndërkombëtar, që nga fillimi ka qenë shumë i përgjegjshëm dhe konstruktiv, ka zbatuar armëpushimin dhe ka bashkëpunuar me shoqërinë ndërkombëtare.

Duke theksuar se mercenarët e dërguar në Libi nga Sudani, Çadi, Siria dhe ata të Wagner Group me bazë në Rusi (mercenarë rusë) luftuan në anën e Haftarit, zëdhënësi i Presidencës turke tha: “Tani mbështetësit e Haftarit kuptuan se kjo nuk është zgjidhje dhe nuk po funksionon. Qeveria Serraj ka deklaruar shumë herë që ata duan një zgjidhje politike e jo zgjidhje ushtarake, por është e qartë që kanë të drejtë për vetëmbrojtje”.

Kalin gjithashtu vuri në dukje se Franca dhe të gjithë ata që mbështesin ende Haftarin janë në anën e gabuar të konfliktit në Libi.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet