Fotot e para të Audi E-Tron GT

Audi ka publikuar fotot e konceptit të modelit të ri elektrik që do të jetë rival i Modelit Tesla S në treg.

Një ditë para premierës botërore që mbahet në Los Anxhelos, prodhuesi gjerman ka zbuluar pamjen e konceptit E-Tron GT.

Makina është shfaqur aktualisht me “kamuflazh”, por mund të shihet se është një mjet, trupi i të cilit është formuar si një limuzinë coupe.

Ky do të jetë modeli i tretë Audi pas E-Tron-it në shtator dhe E-Tron Sportback, i cili nuk është shfaqur ende në versionin e prodhimit, koncepti i të cilit u prezantua në vitin 2017.

Më shumë foto dhe detaje teknike të konceptit E-Tron GT do të dihen pas premierës zyrtare të këtij automjeti.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet