Foto brenda Shtëpisë së Bardhë, kështu po i presin rezultatet familja Trump

Donald Trump doli në një konferencë për shtyp në orën 02:30 të së mërkurës, për të thënë se ai ka fituar, por se po bëhet përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve.

Gjatë daljes së tij për shtyp, Trump shoqërohej nga gjithë familja e tij, djemtë Eric dhe Don Jr, dhe dy vajzat Ivanka dhe Tiffany.

Fëmijët e Trump, që shoqëroheshin nga partnerët e tyre janë shfaqur të qeshur dhe në humor, pavarësisht stresit të zgjedhjeve dhe orës së vonë.

Sipas rezultatave, Donald Trump me të gjitha gjasat do të ri konfirmohet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa në familjen Trump janë bërë gati për festë.

Kategoritë
BotaLajme