Foshnja 9 muajshe, viktimë e sulmit të terroristëve të YPG/PKK-së

Në vazhdën e operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes” i cili filloi të mërkurën, terroristët sulmuan me mortajë dhe raketë qytetet Akçakale ve Ceylanpınar në jug të Turqisë.

Të paktën dy persona, prej të cilëve një foshnjë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të organizatës terroriste YPG/PKK nga rajonet e pushtuara në Siri në drejtim të vendbanimeve civile në jug të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdën e operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes” i cili filloi të mërkurën, terroristët sulmuan me mortajë dhe raketë qytetet Akçakale ve Ceylanpınar në jug të Turqisë, tha në një deklaratë Zyra e Guvernatorit të provincës Şanlıurfa.

Në mesin e viktimave gjendet foshnja nëntë muajshe me origjinë nga Siria, Muhammed Omar, si dhe nëpunësi administrativ Cihan Güneş, ndërsa 46 qytetarë të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së predhave.

Të plagosurit janë shtruar për trajtim në spitale të ndryshme në rajon.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet