Forumi Rinor i LDK-së shpall zgjedhjet e brendshme

Forumi Rinor i LDK-së shpall zgjedhjet e brendshme
Forumi Rinor i LDK-së shpall zgjedhjet e brendshme

Forumi Rinor i Degës së LDK-së në Prizren, zyrtarisht i ka shpallur zgjedhjet e brendshme, me ndryshimet në statut për rritje të moshës deri në 30 vjet (ishte deri 26) të kandidatëve për kryetar të Forumit. Garën në Prizren, të hapur e shpalli, kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, i cili i ftoi të rinjtë prizrenas që të zgjedhin dhe të zgjidhen në strukturat rinore të Degës. Ai kërkoi nga të rinjtë që Forumin Rinor ta shndërrojnë në një forcë dinamike. “Do të punojmë së bashku që të ndodhin ndryshimet, sepse Prizreni po keq qeveriset dhe ka ardhur koha për një qeverisje të përgjegjshme. ” tha Avdyli, dhe shtoi se gara do të jetë e hapur për vlerat në mesin e të rinjve të LDK-së në Prizren./Gazetaere.com

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet