Forcat turke arrestojnë 195 terroristë të DAESH-it të cilët e kishte liruar PKK/YPG-ja (Video)

Ministria e Mbrojtjes se Turqisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se Forcat e armatosura turke ne Veri te Sirisë kane arrestuar 195 pjesëtarë te grupit terrorist DAESH/ISIS te cilët ishin liruara nga grupi terroriste PKK/YPG, njofton Gazeta e Re.

Sipas informatave të inteligjencës turke, deri më tani janë identifikuar 700 terroriste te DAESH-it të cilët ishin të burgosura në burgjet e jashtëligjshme të PKK/YPG-së.

Arsyeje e lirimit te tyre u be me kushtin qe ata te bashkëngjiten radhëve te YPG-se kundër Forcave turke.

Në anën tjetër, Trump bëri një postim në median sociale në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Sirisë.

Ai vlerësoi edhe lajmet që terroristët e DAESH-it janë arratisur nga burgu në veri të Sirisë dhe akuzoi Evropën.

“Evropa mund të merrte luftëtarët e saj, që iu bashkuan DAESH-it, por nuk donte të sipërmerrte koston për këtë. E pritën këtë prej nesh. Mbase PYG/PKK lë të lirë një pjesë (të terroristëve) për të na përfshirë ne”, u shpreh Presidenti Trump nëpërmjet medias sociale. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet