Forcat e Armatosura Turke demonstrojnë fuqinë e zjarrit në aktivitetin “Qitje e Lirë-2020”

Në aktivitetin “Qitje e Lirë-2020”, ku u demonstrua fuqia e zjarrit e Forcave të Armatosura Turke, objektivat u shkatërruan plotësisht.

Aktiviteti “Qitje e Lirë-2020” filloi pasi ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Yasar Guler, Komandantët e Forcave dhe zyrtarë të tjerë zunë vendet e tyre në Zonën e Përgjithshme të Qitjes dhe Ushtrimeve Gjenerali Nahit Senogul në Polatli të Ankarasë.

Një mijë e 96 personel nga Forcat Detare dhe Ajrore dhe Komanda e Forcave Speciale morën pjesë në aktivitetin, i cili u krye për të siguruar parandalimin duke demonstruar fuqinë e zjarrit të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe për të përmirësuar koordinimin e mbështetjes së zjarrit midis forcave.

Në aktivitet objektivat u shkatërruan me 37 sisteme armësh, ku u përfshinë edhe 4 sisteme të reja që hynë rishtas në inventarin e Forcave të Armatosura Turke.

Gjatë aktivitetit, shënjestrat u goditën me një goditje të saktë me mjete dhe pajisje luftarake, përfshirë obusët “Furtuna”, sistemet e mbrojtjes ajrore “Korkut”, armën kombëtare të këmbësorisë të prodhuara me mjete kombëtare.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet