Forcat detare gjermane ndaluan anijen turke dhe kontrolluan në mënyrë të paligjshme

Fregeta e forcave detare gjermane ka ndaluar anijen e Turqisë që mbante ushqime dhe sende të ndryshme për në Libi, kjo veprim konsiderohet si kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, transmeton Gazeta e Re

Mbrëmë në një operacion nga forcat detare gjermane është ndaluar anija tuke e cila mbante ushqim dhe gjësende të ndryshme për në Libi , pas ndaljes është kontrolluar anija nga forcat gjermane,

Sipas ligjit detar duhet të merret pëlqimi i shtetit në mënyrë që një personel tjetër të hipë në anije dhe të kontrollojë anijet, Forcat e fregatës Hamburg pa leje të tillë hyrën në anijen e Turqisë duke zbritur me helikopter

Ushtarët i detyruan që të gjithë kontinjerët të hapen për të kontrolluar , Pas kërkimit që zgjati deri në dritën e parë të mëngjesit, ushtarët kuptuan se në anije nuk kishte asgjë tjetër përveç materialeve të ndihmës humanitare, ushqimit dhe bojës, dhe më pas u larguan nga anija.

Turqia ka bërë të ditur se do të aplikojë në organet përgjegjëse të organizatave ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, burimet e sigurisë këtë e përshkruan si sjellje e paligjshme pasi që ndalja dhe hyrja në anije është bërë pa pëlqimin e shtetit turk

Duke deklaruar se anija ishte e ekspozuar ndaj kushteve të rënda të detit në Mesdhe për orë të tëra për shkak të skandalit, burimet theksuan se parimi i “lirisë së deteve të hapura” u shkel qartë për shkak të incidentit./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme