‘Fluturon’ teksa gjuan me gurë shejtanin, pamjet interesante nga Haxhi (Video)

Më shumë se dy milionë muslimanë të dielën kanë gjuajtur gurët në një përfaqësim simbolik të shejtanit si pjesë e Haxhit të sivjetmë në Vendet e Shenjta islame, shkruan Gazeta e Re.

Hedhja e shtatë gurëve në një mur që përfaqëson djallin, është rituali i fundit i Haxhit i cili duhet t’ua rikujtojë muslimanëve përpjekjet e vazhdueshme të shejtanit për t’i devijuar nga rruga. Sipas traditës islame, profeti Ibrahim ishte i pari që e bëri ritualin pasi shejtani u përpoq ta nxiste atë që të mos i bindej Allahut.

Por një video e cila po qarkullon këto ditë në rrjete-sociale ka gjetur një shtrirje të madhe, në video shihet një kandidat për haxhi i cili ritualin e gjuajtës me gurë duket se ka ekzagjeruar tepër:

Ndryshe, mbi dy milionë haxhinj morën pjesë në Haxhin e sivjetmë, në mesin e haxhinjëve janë edhe 850 persona nga Maqedonia e Veriut, 370 nga Shqipëria dhe 1.080 nga Kosova.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet