Flamuri I Kosovës ngritet në Kazakistan

Flamuri i Kosovës ngritet në Kazakistan Shoqata e Muzikës Ballaknike Turke nga Prizreni, e udhëhequr nga kompozitori dhe këngëtari i mirënjohur z. Alus Nus, I shoqëruar edhe nga pesë anëtarë tjerë të shoqatës,kanë përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Nevruzit në qytetin e Tyrkistanit në Kazakistan.

Ftesa për festivalin në fjalë ka ardhur nga kryetari i TÜRKSOY’it, z. Düsen Kaseinov, i cili më herët ka shërbyer si ministër i kulturës në qeverinë e Kazakistanit. Në këtë festival, z. Alus Nus, ka kënduar këngë të kompozuara nga vet ai nëpërmjet të cilave paraqiten tradita dhe karakteristika të qytetit të Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi. Me këtë rast, z. Nus është shprehur të ketë ndjerë krenari të veçantë për mundësinë që pati për të ngritur flamurin e Kosovës në një shtet i cili akoma nuk e ka njohur pavarësinë e saj. Shoqata e Muzikës Ballkanike Turke me seli në Prizren, është themeluar në vitin 1995, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të këngëve tradicionale lokale./Gazetaere

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet