Fituesi i çmimit “Nobel”: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën

Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke. I njohur për qëndrimet e tij të hapura antishqiptare, ky vendim ka ngjallur shumë reagime, shkruan KultPlus.

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Sllobodan Milloseviç dhe ishte pranë tij me idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Por, fituesi i çmimit Nobel në një deklaratë të tij, pati thënë: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën.

“Në një botë plot shkrimtarë të shkëlqyeshëm, komiteti Nobel zgjedh të shpërblejë një propagandues të urrejtjes dhe dhunës etnike”, shkruan Vlora Çitaku e cila gjithashtu ka reaguar ashpër kundër këtij vendimi skandaloz. / KultPlus.com

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet