Fitojnë Llapi, Dukagjini dhe Gjilani

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Podujevë, Llapi arriti të triumfojë me përmbysje ndaj Trepçës 89 pas disavantazhit pas pjesës së parë. Në fund llapjanët fituan me rezultat 4:1.

Muhamet Jashari shënoi vetëm pas një minute të kaluar të ndeshjes, ndërsa Llapjanët u zgjuan në pjesën e dytë duke shënuar tri herë dhe për të përmbysur rezultatin.

Labinot Osmani arriti të shënoi dy herë dhe një herë portën e gjetën Hyseni edhe Emini për skuadrën e Batatinës.

Ndërkaq në Drenas, ndodhi befasia, ku Gjilani arriti të shënoj një fitore tejet të rëndësishme në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Feronikelit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Da Silvas i cili shënoi në minutën e 73-të të ndeshjes. Mirëpo skuadra e Gentian Mezanit arriti të shënoj dy herë brenda 5 minutave me anë të Frashërit dhe Ylber Kastratit për të siguruar tri pikët që e bëjnë liderë në Superligën e Kosovës.

Fitore minimale si vendas arriti Dukagjini në ndeshjen ndaj Vushtrrisë.

Tri pikë të plota skuadrës së Xhengis Rexhepit ia siguroi Altin Merlaku me golin e shënuar në minutën e 21-të të ndeshjes.

Java e 10-të e Superligës së Kosovës vazhdon me ndeshjet tjera të cilat pritet të zhvillohen gjatë këtij vikendi.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet