Fitoi Rusia, prezantuesi televiziv vishet me fustan (Foto)

Triumfi i Rusisë ndaj Spanjës, ishte një nga surprizat e këtij Botërori. Të paktë ishin ata që besonin se organizatorët mund të mposhtnin iberikët, por me besim ia dolën.

Një prezantues radio kishte premtuar se nëse do të fitonte Rusia përballë Spanjës, ai do të vishej me fustan.

Dhe kështu ndodhi, rusët u kualifikuan me 11-metërsha dhe prezantuesi i radios, Aleksandr Sofronov gjatë ditës së sotme ka punuar i veshur me fustan. Fotoja e tij me fustan, u shpërnda në rrjetet sociale dhe është duke bërë xhiron e internetit.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet