Filmi turk po bën namin në Shqipëri dhe në botë, reagon i emocionuar aktori kryesor

“Mrekullia në qelinë numër 7”, është filmi turk i cili ka patur një shikueshmëri shumë të lartë ditët e fundit si në Shqipëri ashtu edhe në botë. Është renditur gjithashtu si një nga filmat më të ndjekur në Netfilx gjatë kësaj periudhe, ku të gjithë njerëzit janë të vetëizoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Ky film emocionues ka përlotur çdokënd që e ka parë dhe bëhet fjalë për historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzën e tij Ova. Ai është shumë i lidhur me Ovën, ku edhe pse me probleme mendore ai ia dinte vlerën vajzës së tij dhe nuk harronte në asnjë moment dashurinë e madhe që kishte për të.

Ai futet në burg për një krim që nuk e kishte bërë dhe torturohet si një kafshë. Ai përsëri me pafajësinë dhe çiltërsinë e tij arriti t’ja fitojë zemrën e të gjithëve aty në burg dhe i bëri që të besojnë në pafajshmërinë e tij edhe pse tashmë është i dënuar me vdekje.

Ndërkohë që vajza e vogël vuan për mungesën e babit të saj dhe është çdo ditë në kërkim të fakteve për të liruar të atin. Emocioni që dy aktorët përcjellin me marrëdhënien e tyre të veçantë babë e bijë, ka përlotur mbarë botën.

Pas suksesit të filmit, aktori kryesor Aras Bulut Iynemli ka reaguar i emocionuar që filmi po shihet anë e mbanë botës.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë numër 7″ nisi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekulli. Po e shohin njerëz anë e mbanë botës në këto ditë të vështira. Le të mbështetemi tek njëri-tjetri me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Kujdesuni për veten”, shkruajti aktori.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet